Select Page

Në frymën e zhvillimit të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë dhe duke njohur rëndësinë e komunikimeve elektronike në zhvillimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike të shoqërisë, Agjencia e Komunikimeve Elektronike (AEK) si segmenti më i rëndësishëm në këtë sektor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka lidhur një Memorandum në datën 21.10.2022 për bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë (AKEP), i cili përcakton aspektet e bashkëpunimit dhe hartimin e politikave dhe programeve për zbatim me sfida rregullatore në të dy vendet dhe rajonin, duke preferuar praktikat e mira evropiane dhe detyrimet ndërkombëtare të vendosura në këtë sferë.

Në takimin që u mbajt me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në fjalë morën pjesë anëtarë të menaxhmentit të lartë të organeve rregullatore, ku u theksuan aspektet e bashkëpunimit dhe koordinimit në lidhje me zbatimin e teknologjive 5G në të ardhmen e afërt, veçanërisht në lidhje me harmonizimin ndërkufitar të frekuencave.

Sipas rekomandimeve të KE-së: ECC/REC (05)08, ECC/REC (08)02 dhe ECC/REC (01)01, grupet e punës të dy organeve rregullatore, në takimet e tyre të mëparshme dypalëshe, konstatuan domosdoshmërinë e koordinimit të frekuencave në zonat kufitare dhe kanë kapërcyer sfidat me të cilat u përballën dhe rezultatet i përkthyen në një Marrëveshje Teknike Ndërkufitare për Harmonizimin e Frekuencave në brezat e frekuencave 800/900/1800/2100/2600 MHz, e cila u nënshkrua gjithashtu në mbledhjen e mbajtur më 21.10.2022 nga drejtuesit e institucioneve përkatëse.

Rëndësinë dhe bashkëpunimin e mirë të dy organeve rregullatore e dëshmoi edhe prezenca e Shkëlqesisë së Tij Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka, i cili në fjalën e tij vlerësoi marrëdhëniet e mira të këtyre dy organeve rregullatore, të cilat po zhvillohen në drejtimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në sferën dypalëshe dhe rajonale, duke rregulluar një segment shumë të rëndësishëm dhe më të avancuar të sferës shoqërore në vendet e përkatëse dhe më gjerë, për të cilin u shpreh një mirënjohje e jashtëzakonshme për kohën e tij dhe mirëkuptimin real të kushteve në këtë fushë të komunikimeve elektronike dhe rregullimin e tyre.