Select Page

Neni 26-a i Ligjit për Komunikime Elektronike në përbërje të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike krijon një njësi të veçantë organizative - Qendra Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike (MKD-CIRT), e cila paraqet një pikë zyrtare kombëtare të kontaktit dhe koordinimit në trajtimin e incidenteve të sigurisë në rrjetet dhe sistemet e informacionit dhe e cila identifikon dhe ofron përgjigje ndaj incidenteve dhe rreziqeve të sigurisë.

Qëllimet dhe detyrat kryesore të Qendrës Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike janë:

  • të sigurojë një rol kryesor në koordinimin e menaxhimit të incidenteve te subjektet e përfshira në nivel kombëtar.
  • të sigurojë një përgjigje për trajtimin e incidenteve kompjuterike, duke siguruar shërbimet e nevojshme për shfrytëzuesin e tij, në mënyrë që përdoruesi i tij të jetë në gjendje të merret me incidentet në mënyrë efektive
  • që vazhdimisht të monitorojë rreziqet, të merr informacione mbi kërcënimet dhe incidentet kompjuterike (automatikisht ose nga palët e treta) dhe vazhdimisht të ketë tregues të trafikut keqdashës që vjen ose largohet nga vendi.
  • të paraqet një pikë zyrtare kombëtare të kontaktit dhe shkëmbimit të informacionit (raporte të incidenteve, dobësi, etj.) si brenda ashtu edhe jashtë vendit me CIRT-et Kombëtare / Qeveritare nga vendet në rajon dhe më gjerë.
  • të informojë dhe njoftojë zgjedhësit (shfrytëzuesit) me kohë. T'iu sigurojë zgjedhësve këshilla për sigurinë, informacion paralajmërues të hershëm dhe të veprojë si pikë qendrore për çështjet e sigurisë kibernetike.
  • të bashkëpunojë dhe shkëmbejë plotësisht informacione me institucionet shtetërore përgjegjëse për zbatimin e ligjeve, dhe veçanërisht me ato në fushën e krimit kibernetik, si dhe të adresojë siç duhet çështjet ligjore që mund të lindin gjatë një incidenti.
    vazhdimisht të shkëmbejë informacione, njohuri dhe përvoja me shfrytëzuesit, të përcaktojë praktika/udhëheqës më të mirë të sigurisë, si dhe të sigurojë vazhdimisht arsimim dhe trajnim për zgjedhësit dhe për punonjësit në qendër.
  • të sigurojë ndihmë në procesin e krijimit të Qendrave të Brendshme për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike të organizatave të mëdha që udhëheqin infrastruktura kyçe / kritike të informacionit (publike dhe private) në Republikën e Maqedonisë.
  • të rrit vazhdimisht ndërgjegjësimin e qytetarëve për efektet negative të kërcënimeve kibernetike dhe krimit kibernetik.

Контакт со Службата – Национален центар за одговор на компјутерски инциденти (MKD-CIRT)

Александар Ацев
Раководител на Служба – Национален центар за одговор на компјутерски инциденти (MKD-CIRT)
aleksandar.acev@aec.mk 
тел. 02 3 289 216 
моб. 070 279 600

Веб страна на Националниот центар за одговор на компјутерски инциденти: https://mkd-cirt.mk