Vizita e përfaqësuesve të ARKESHP -it në AKE-në

Me ftesë të Kryetarit të Komisionit të AKE-së – Prof. Dr. Orce Simov dhe Drejtorit të AKE-së – Jeton Akiku, më 06.02.2026 në selinë e AKE-në u mbajt një takim ku morën pjesë Kryetari i Këshillit të ARKESHP-it ( Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare të Republikës së Serbisë) Dragan Kovaçeviq , Drejtori i ARKESHP-it Dragan Pejoviq dhe Drejtori teknik Mr. Dragoljub Stefanoviq.

Në këtë takim, i cili u zhvillua në prani të anëtarëve të tjerë të Komisionit të AKE-së, u diskutuan tema nga fusha e rregullimit të komunikimeve elektronike,  duke u përqendruar në bashkëpunimin dhe përfshirjen e shoqërive me futjen dhe avancimin e proceseve teknologjikisht të përparuara, si dhe veprimin në komunitetin rajonal dhe aspektet e ardhshme të rregullimit dhe veprimit me sfidat aktuale dhe futjen e inteligjencës artificiale. Gjithashtu në agjendën për shqyrtim  ishin edhe aspektet e koordinimit të grupeve për brezat e radiofrekuencave dhe veprimi i tyre të mëtejshme, si dhe treguesit e roamingut dhe statusi i transpozimit të rregulloreve evropiane në legjislacionin vendas.

Bashkëpunimi i ndërsjellë i këtyre dy organeve rregullatorë fqinjë ( AKE dhe ARKESHP) u konfirmua përmes krijimit të disa grupeve të punës brenda fushëveprimit të tyre të kompetencës, të cilat do të punojnë vazhdimisht duke përdorur praktikat më të mira, përvojat, rrethanat dhe zgjidhjet të ngjashme të gjetura. Të dyja palët ranë dakord që bashkëpunimi aktual – i cili është i vazhdueshëm, do të vazhdojë si në nivelin e shërbimeve profesionale, ashtu edhe në nivelin e më të lartë të menaxhimit të organeve rregullatorë.

Авторски права © 2015 Агенција за електронски комуникации. Сите права се задржани.

Skip to content