Delegacioni i AKE-së në WSIS 2026

Delegacioni nga Agjencia për Komunikime Elektronike, i përbërë nga Prof. Dr. Orce Simov – kryetar i Komisionit të AKE-së, Dr. Admirim Aliti – anëtar i Komisionit të AKE-së dhe drejtori i Agjencisë – Z. Nusret Haliti, po marrin pjesë në Samitin Botëror për Shoqërinë Informatike 2026 (WSIS 2026), i cili po mbahet në periudhën prej 6 deri më 10 korrik 2026 në Gjenevë.

Ky manifestim organizohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), UNESCO, UNDP dhe UNКTAD, në partneritet me më shumë se pesëdhjetë organizata të Kombeve të Bashkuara, të cilat sigurojnë qasje sistematike koherente dhe shërben si platformë qendrore për palët e interesuara të shoqërisë informatike, ku bëjnë pjesë qeveritë, sektori privat, shoqëria civile, komunitetet teknike, akademia, rinia dhe organizatat ndërkombëtare, në një mjedis unik dhe gjithëpërfshirës për dialog, bashkëpunim dhe aksione të dedikuara për avancimin e zbatimit të planeve të veprimit të Samitit dhe për mbështetjen e bashkëpunimit digjital global.

Në kuadër të këtij Samiti, delegacioni i Agjencisë për Komunikime Elektronike realizoi takim të drejtpërdrejtë pune me Sekretaren e Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, Znj. Dorin Bogdan Martin, me drejtorin e Byrosë për Zhvillimin e Telekomunikacionit – Z. Kosmas Zavazava dhe me udhëheqësin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit përgjegjës për rajonin e Evropës, Z. Jaroslav Ponder. Në takimin u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm me Agjencinë për Komunikime Elektronike, me ç’rast u potencua niveli i lartë i koordinimit dhe pjesëmarrjes në bashkëpunimin ndërkombëtar, e veçanërisht në atë rajonal, si dhe për aktivitetet e ardhshme të planifikuara që do të ngrenë në një nivel më të lartë sinkronizimin e veprimit të përbashkët dhe marrëdhënien e partneritetit midis këtyre dy subjekteve.

Авторски права © 2015 Агенција за електронски комуникации. Сите права се задржани.

Skip to content