AEK nis ciklin e ri të zbatimit të Kornizës së Përbashkët të Vlerësimit (CAF)

Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK) ka nisur një cikël të ri të zbatimit të Kornizës së Përbashkët të Vlerësimit (CAF), një proces i rëndësishëm që synon përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, performancës organizative dhe shërbimeve që ofron institucioni.

Ky proces realizohet në kuadër të angazhimeve të AEK-ut për avancimin e standardeve të menaxhimit të cilësisë dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, me fokus në rritjen e efikasitetit dhe transparencës në punë.

AEK shpreh mirënjohje të veçantë për Ministrinë e Administratës Publike dhe Regional School of Public Administration (ReSPA) për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij procesi të rëndësishëm. Një falënderim i posaçëm u drejtohet gjithashtu Slaven Bukaricës, Zyrtar për Menaxhimin e Cilësisë, Emilija D Georgieva dhe Igor Markovskit, ekspert i CAF-it, për profesionalizmin, ekspertizën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë fazës fillestare të zbatimit.

Udhëheqësia dhe ekipi i CAF-it në AEK kanë dëshmuar përkushtim dhe gatishmëri të lartë për të përqafuar praktikat më të mira evropiane në menaxhimin e cilësisë, duke krijuar bazë të fortë për zhvillim të mëtejshëm institucional.

AEK mbetet e përkushtuar në këtë rrugëtim drejt përsosmërisë organizative, duke vazhduar me zbatimin e aktiviteteve të parapara në kuadër të ciklit të ri të CAF-it.

Авторски права © 2015 Агенција за електронски комуникации. Сите права се задржани.

Skip to content