Roaming në Ballkanin Perëndimor nga 01.07.2021
- Pyetje: Përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut cilat vende të tjera janë përfshirë në marrëveshje?
Përgjigje: Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Republika e Sërbisë, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina.
- Pyetje: A janë jenë thirrjet (bisedat) falas ??
Përgjigje: Me shërbimet roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor, shfrytëzuesit do të kenë të drejtë të përdorin shërbimet e përfshira në modelet e tyre tarifore, të tarifuara nën të njëjtat kushte si "në shtëpi", deri në shfrytëzimin e tyre (biseda / SMS) .
- Pyetje: A janë do të jetë falas interneti celular?
Përgjigje: Jo, interneti celular do të jetë falas deri në momentin e shfrytëzimit të një shume të përcaktuar saktësisht të llogaritur nga Operatori, në përputhshmëri me rregullat për FER Shfrytëzim dhe në varësi të parapagesës që shfrytëzuesi e paguan. Uebfaqja e Operatorit duhet të ketë informacione të detajuara mbi sasinë e internetit që i takon shfrytëzuesit që shfrytëzon roamning në vendet e përfshira në këtë Marrëveshje.
- Pyetje: A është parakusht zgjedhja e operatorit partner apo vlen për të gjithë operatorët partnerë në vendet e përfshira, modaliteti manual ose automatik për zgjedhjen e operatorit?
Përgjigje: Jo, zgjedhja e operatorit nuk luan ndonjë rol në shfrytëzimin e shërbimeve në vendet e përfshira me këtë Marrëveshje.
- Pyetje: A janë valide mekanizmat mbrojtës nga AEK-u, kur arrihet një shumë e lartë në roaming?
Përgjigje: PO, kur kostoja arrin 1.000 denarë (përfshirë TVSH-në) interneti celular çaktivizohet, pas së cilës është i domosdoshëm riaktivizimi, dhe kur kostoja arrin 3.000 denarë (përfshirë TVSH-në), ju nuk do të çaktivizoheni, por do të njoftoheni vetëm me SMS.