Select Page

Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Përdoruesve Përfundimtarë organizon informimin e përdoruesve të shërbimeve publike të komunikimit elektronik në mënyrë që ata të njihen me të drejtat e tyre si dhe me të drejtat dhe detyrimet e operatorëve dhe ofruesve të shërbimeve publike të komunikimit elektronik

  • Propozon procedura për zgjidhjen e parashtresave të marra nga përdoruesit;
  • Organizon përgatitjen e aktvendimeve pas një propozimi të marrë nga inspektorati ynë;
  • Analizon kushtet e përgjithshme për qasjen në dhe përdorimin e shërbimeve publike të komunikimit elektronik nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave të përdoruesve të cilat i shpallin operatorët ose ofruesit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike dhe, nëse është e nevojshme, propozon ndryshimin e tyre.
  • Organizon dhe koordinon procedurën për miratimin e marrëveshjeve standarde të parapagesës.
  • Koordinon njoftimin ose informimin e përdoruesve përfundimtarë përmes qendrës së kontaktit të AKE-së përmes numrit 190 për të gjitha çështjet brenda kompetencës së AKE-së.
  • Mbikëqyr dhe zbaton legjislacionin në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve.
  • Organizon takime, njoftime, prezantime me organizatat e konsumatorëve dhe Avokatin e Popullit në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.
  • Përgatit letra korrespodence dhe informacione për organet shtetërore, organizatat dhe konsumatorët dhe Avokatin e Popullit në lidhje me mbrojtjen dhe të drejtat e përdoruesve
  • Përgatit informacione të cilat shpallen në faqen e internetit të AKE-së që kanë të bëjnë me të drejtat e përdoruesve dhe të drejtat dhe detyrimet e operatorëve dhe ofruesve të shërbimeve të komunikimit elektronik.
  • • Përgatit analiza dhe mban të dhëna statistikore për zgjidhjen e parashtresave, si dhe për pyetjet që bëhen përmes qendrës së kontaktit të AKE-së. Kryen plotësisht detyrat e punës me cilësi, duke respektuar afatet e dhëna për zgjidhjen e parashtresave të përdoruesve dhe informimin me përgjegjësi dhe në kohë të përdoruesve.
  • Personat e autorizuar në sektor mbikëqyrin pajtueshmërinë (harmonizimin) e punës së operatorëve në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve përfundimtarë me Ligjin për Komunikime Elektronike, me rregulloret e miratuara në bazë të tij dhe me marrëveshjet e lidhura të parapagesës.