Çfarë do të thotë Roamingu saktësisht?
Roamingu është sherbim i ofruar nga nje operator i rjetit celular, i cili ju lejon qe te perdorini telefonin jashte shtetit. Keshtuqe, mund te perdorni telefonin per biseda, dergoni mesazhe tekstuale dhe te perdorni internetin cellular jashte shtetit.
A është e vërtetë që nuk do të kem harxhime shtesë për roaming nëse udhëtoj në regjionin e Balkanit perëndimor nga 1 Korriku 2021?
Po, e vertete. Nga 1 Korriku 2021, nuk do te keni harxhime shtese per thirje, SMS dhe internet celulari gjate udhetimeve ne regjion krahasuar me ate qe paguani ne shtepi. Prandaj ky model quhet Roaming si ne shtepi.
Me kete model, minutat, SMS-te, dhe gigabajtet e celularit te cilat i shfrytezon jasht ne vendet e regjionit te Balkanit perendimor do ti paguani ose zbriten nga vellimi i planit tuaj tarifor, njelloj sikur te ishit ne shtepi.
Sidoqofte, kur te lidheni me internet celular gjate roamingut do te aplikohen disa kufizime. Ju lutemi kontrolloni detajet me operatorin tuaj.
Ku saktësisht mund të udhëtoj dhe përdor shërbimin Roaming si në shtëpi?
Ju mund te perfitoni nga “roaming si ne shtepi” ne vendet e regjionit te Ballkanit perendimor ( psh. Shqiperia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova[1], Mali i Zi, Maqedonia e veriut dhe Serbia), ne rast se jeni lidhur me nje nga operatoret celular te Ballkanit perendimor.
A vlen parimi Roaming si në shtëpi, nëqoftë thiri cdokend nga regjioni kur jam ne roaming , ose vetëm nëse thiri në shtepi?
Po, parimi Roaming si ne shtepi do te vleje ne cdo rast pa mare parasysh se a thirni ne shtepi apo cilendo parapagues celular nga vendi yne qe gjendet ne Ballkanin perendimor.
A vlen Roaming si në shtëpi për thirjet, SMS-të ose internet celular?
Nuk do te kete harxhime shtese per roaming per te gjitha sherbimet e roamingut: thirje,SMS, internet celular kudo qe i perdorni sherbimet roaming ne vendet e ballkanit perendimor, qe nenkupton jasht vendit tuaj.
Sidoqofte, operatoret celular mund te aplikojne te ashtuquajtur “shfrytezim fer” te internetit celular gjate roamingut, me qellim qe te parandalojne shfrytezim joadekuat. Per me shume informacione, ju lutemi kontaktoni operatorin tuaj celular.
A vlen Roaming si në shtëpi, vetëm për të bëre thirje dalëse, ose edhe per thirje hyrëse telefonike kur jam në roaming?
Nuk do te kete harxhime shtese per roaming per te gjitha: thirje dalese dhe thirje hyrese.
A vlen Roaming si në shtëpi nga 1 Korriku 2021 per të gjith parapaguesit pripejd dhe postpejd?
Po, vlen per gjith pripejd dhe postpejd parapaguesit.
A është Roaming si në shtëpi shërbim me automatizëm apo duhet ta aktivizoj atë?
Nuk duhet te beni asgje,- eshte sherbim me automatizem, cdo operator celular me automatizem do te kyc me modelin Roaming si ne shtepi ne regjion.
Modeli Roaming si në shtëpi , a i mbulon thirjet që bëj nga shtëpia për pjesët tjera te regjionit?
Jo, pasi keta thirje nuk jane thirje roaming. Kur beni thirje ndersa jeni ne shtepi, ju nuk jeni ne roaming dhe modeli Roaming si ne shtepi nuk vlen.
Nëse udhëtoj në regjion dhe bëj thirje, a duhet të mërzitem se a thiri numër celulari apo numër fiks?
Modeli Roaming si ne shtepi vlen per te gjith thirjet roaming ne regjionin e Ballkanit perendimor, ne perputhje me planin tuaj tarifor.
A zbatohet parimi Roaming si në shtëpi kur të shfrytëzoj WiFi gjat udhëtimeve në regjion?
Kur shfrytezoni WiFi, nuk jeni duke shfrytezuar roaming, keshtuqe nuk vlen parimi Roaming si ne shtepi.
A ka ndonjë kufizim të volumit për thirjet, SMS-të dhe interneti celular gjatë roamingut në regjion?
Nuk ka kufizime per thirjet dhe SMS-te ne roaming. Sa I perket internetit celular, operatoret mund te aplikojne te ashtuquajtur “shfrytezim-fer” te vellimit te limitit te internetit celular ne roaming.
Cfarë do të ndodh nëqoftë se i harxhoj të gjitha minutat/mesazhet/internetin celular që i kam si klient pripejd /postpejd?
Ne rast se e harxhoni te gjith vellimin e modelit tarifor qe keni, ne varesi a jeni pripejd apo postpejd parapagues, per cdo thirje/SMS/internet celular shtese do te paguani sipas tarifave qe keni ne vend.
A mund të mar thirje hyrëse në roaming nëqoftë se jam pripejd shfrytëzues dhe i kam harxhuar minutat?
Po, rregullat e njejta vlejne sikur jeni ne shtepi, keshtu qe mund te pranoni thirje. Thirjet qe pranojme jane pa pagese, njesoj si te jemi ne shtepi.
A ka ndonjë afat/limit kohor për përdorimin e telefonit tim celular jasht shtetit dhe shfrytëzoj modelin Roaming si në shtëpi?
Neqofte se qendroni me shum kohe ne shtepi ( ju jeni me teper ne rrjetin vendor) sesa jasht, ose e perdorni celularin tuaj me shum ne shtepi sesa jasht shtetit, ju mund te perdorni/perfitoni nga modeli Roaming si ne shtepi. Sidoqofte , nese operatori juaj celular e verifikon qe ne 4 muajt e fundit kohen me te madhe e kaloni jasht shtetit, dhe konsumoni me teper trafik celular, do te pranoni nje SMS ku do te kerkohet nga ju qe ti permbaheni regullit per “harxhim fer”. Nese kjo nuk ndodh ne 2 javet e ardheshme, operatori ka të drejtë t’ju tarifojë tarifa shtesë roaming-u si më poshtë:
- 3.2 euro cent per minute per thirje dalese
- 1.6 euro cent per minute per thirje hyrese
- 1 euro cent per SMS
- 0.77 euro cent per MB per interneti
A është akoma një ide e mirë të blejmë kartë SIM të një operatori celular të vendit përkatës ku udhëtojme në regjion?
Nese udhetoni per nje periudhe te shkurter kohore ne nje vend te Ballkanit perendimor , pergjigja eshte jo. Por nese planifikoni te qendroni per nje periudhe me te gjate kohore ne nje vend te Ballkanit perendimor duhet te shqyrtosh regullin per “harxhime fer” nga operatori juaj celular dhe te vendosni cfare eshte me e mire ne rastin tuaj.
Çfarë ndodh nëse udhëtoj në regjionin e Ballkanit perëndimor dhe ngarkohem me pagesë shtese?
Ti menjehere duhet te kontaktosh operatorin tend celular.
A janë reduktuar harxhimet për roaming me vendet e EU-se?
Jo, por bisedat per reduktimin e harxhimeve per roaming midis vendeve te Ballkanit perendimor dhe EU-se jane ne ruge e siper.
Per me shum informata , kontrollo uebfaqet e Autoriteteve Regullatore Nacionale ne Ballkanin perendimor:
Shqipëria: https://www.akep.al/
Bosnia dhe Hercegovina: https://www.rak.ba/bs-Latn-BA/
Kosova: http://www.arkep-rks.org/
Montenegro: Mali I Zi:
Maqedonia e veriut: https://aek.mk/
Serbia: https://www.ratel.rs/cyr/
[1] This designation is without prejudice to positions on status, and is in line with UNSCR 1244/1999 and the ICJ Opinion on the Kosovo declaration of independence