Select Page

Në mbledhjen e Grupit të Pavarur Rregullator (IRG) në Budapest, të mbajtur më 4 tetor 2024, Drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike Jeton Akiku u zgjodh me konsensus zëvendëskryetar i IRG-së për vitin 2025. Në këtë grup të organeve rregullatore të pavarura në fushën e komunikimeve elektronike (Independent Regulatory Group), janë anëtarë 37 organe rregullatore, si nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga Shqipëria, Britania e Madhe, Mali i Zi, Islanda, Serbia, Turqia dhe Maqedonia.

Agjencia për Komunikime Elektronike është anëtare e këtij grupi që nga viti 2007 dhe kjo është forma më e lartë e bashkëpunimit dhe komunikimit e arritur si anëtarе е këtij komuniteti dhe si përfaqësuesе е një organi rregullator nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të takimeve të këtij grupi të organeve të pavarura rregullatore, ndanë përvojat dhe praktikat më të mira, krahasimet, menaxhimin dhe teknikat e mësuara, vendosja e proceseve të përbashkëta, organizimi i trajnimeve dhe seminareve si dhe hapja e një fushe për zhvillimin e diskutimeve të hollësishme dhe të avancuara rreth sfidave aktuale dhe të ardhshme rregullatore në fushën e komunikimeve elektronike.