Select Page

Misioni

Misioni ynë është të krijojmë kushte të favorshme për një konkurrencë efektive dhe të qëndrueshme në tregun e komunikimeve elektronike për t'i shërbyer interesave të shfrytëzuesve, të ekonomisë dhe të industrisë së komunikimit, me anë të zbatimit efektiv, transparent, të përshtatshëm dhe proaktiv të veglave rregullatore.

RRETH NESH

Agjencia e Komunikimeve Elektronike është themeluar me Ligjin për Komunikime Elektronike ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 13/2005, 14/2007 dhe nr. 55/2007 dhe nr. 98/2008 dhe nr. 83/2010 ), në 2005, si një organ i pavarur rregullator e tregjeve të komunikimeve elektronike.

Në mënyrë që tregu i komunikimeve elektronike të rregullohet në një mënyrë sistematike, Agjencia ka përcaktuar qartë qëllimet që duhen arritur. Agjencia ka udhëzime për të arritur qëllimet e një tregu konkurrues në të cilin do të krijohen kushte që përdoruesit përfundimtarë të përdorin shërbimet e komunikimit elektronik me cilësinë më të mirë dhe me çmimet më të volitshme.

Për t'u ndjekur praktika të tilla, sigurisht që Agjencia ka një strategji të qartë për të arritur zhvillimin e synuar të tregut, si dhe një rrugë të përcaktuar që duhet të ndiqet në afat të shkurtër dhe të mesëm.

Për si dhe një rrugë të përcaktuar që duhet të ndiqet në afat të shkurtër dhe të mesëm.Agjencia ka një strategji të qartë për zhvillimin e tregut që duhet të arrihet, si dhe një rrugë të përcaktuar që duhet të ndiqet në afat të shkurtër dhe të mesëm.Me qëllim të përcaktimit të udhëzimeve strategjike për zhvillimin e tregut të komunikimeve elektronike në Republikën e Maqedonisë, Agjencia së pari bëri një vlerësim të progresit rregullator i cili është arritur në periudhën e kaluar. Nevojat për një dokument të tillë janë që të sigurohet një strategji e qartë për zhvillimin e tregut që do të pasqyrojë situatën aktuale të tregut në Maqedoni, kryesisht nga pikëpamja teknike, financiare, operative dhe konkurruese.Vlerësimi i këtij lloji është i domosdoshëm dhe paraqet bazën që Agjencia të fitojë një strategji dhe plan veprimi sistematik dhe të qartë për aktivitetet e mëtejshme.

Selia e Agjencisë për Komunikime Elektronike është në Shëtitoren “Dimitar Vllahov” nr. 21 Shkup, me qendrat e kontrollit dhe matjes të vendosura në Shkup, Manastir dhe Shtip.

Të dhënat finansiare

Agjencia financohet nga fondet e realizuara nga të ardhurat nga tarifat e parashikuara nga Ligji për Komunikimet Elektronike, donacionet, huatë dhe ndihma tjetër financiare dhe teknike.

  • Numri i zhiro llogarisë së Agjencisë: 210 0600528401 42
  • Banka marrëse: Tutunska Banka AD Shkup
  • Numri i taksës: 4030005556148

INFO KONTAKTUESE

Agjencia e Komunikimeve Elektronike

Kej Dimitar Vlahov nr.21
1000 Shkup
Republika e Maqedonisë
tel: 02/32 89 200
faks: 02/32 24 611
e-mail: contact@aec.mk

Personi i kontaktit për komunikim me qytetarët që kanë një lloj dhe shkallë të caktuar të aftësisë së kufizuar:

Mare Mickovska
mob: 070247059
mare.mickovska@aec.mk

Personi përgjegjës për Informimata me karakter Publik:

Bojana Stefanovska
mob: 078373006
bojana.stefanovska@aec.mk

Personi i autorizuar për marrjen e raporteve nga sinjalizuesit:

Zoran Minarkov
mob: 075475136
zoran.minarkov@aec.mk