Agjencia për Komunikime Elektronike e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, këtë vit festojnë një përvjetor të trefishtë:
- 25 vjet nga themelimi i Drejtorisë së Telekomunikacionit - organ në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve si organ rregullator për liberalizimin e tregut të telekomunikacioneve në Republikën e Maqedonisë ;
- 20 vjet nga themelimi i Agjencisë së Komunikimeve Elektronike si organ rregullator autonom, jofitimprurës dhe i pavarur me kompetenca publike të caktuar me ligj dhe
- 160 vjet nga ekzistenca e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, kur më 17 maj të vitit 1865, u nënshkrua në Paris konventa e parë ndërkombëtare telegrafike nga njëzet anëtarët themeluese të saj dhe u krijua Lidhja Ndërkombëtare e Telegrafit ( mishërimi i parë i ITU), dhe tani një agjenci e specializuar e Kombëve të Bashkuara përgjegjëse për shumë çështje të lidhura me teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.
Me këtë rast, më 20 dhe 21 maj 2025, në Shkup do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare Rregullatore 2025, e organizuar nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, një ngjarje që Agjencia për Komunikime Elektronike e organizon çdo vit, por këtë vit me një ton solemn dhe në bashkëpunim me Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit.
Konferenca Ndërkombëtare Rregullatore 2025, do të mbahet si një ngjarje dyditore, me moton: ,,Përdorimi i teknologjisë për një të ardhme dixhitale”, duke vënë theksin në zhvillimin e dixhitalizimit dhe veglave dixhitale, të cilat do të theksojnë rolin zhvillimor të organeve rregullatorë kombëtare drejt transformimit dixhital të përshpejtuar të shoqëruar me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë si forcë lëvizëse në shoqërinë e botës moderne.
Tema të tjera kryersore që do të trajtohen në agjendën e kësaj konference janë: menaxhimi i spektrit dhe sigurisë kibernatike duke theksuar bashkëpunimin rajonal, prioritetet dhe strategjitë për të mundësuar një hapësirë të sigurt kibernatike, hartim të infrastrukturave dixhitale për urëzime dhe lidhje si në Evropë dhe më gjerë, dhe qasja të reja ndaj kornizave rregullatore me të cilat përballen teknologjitë e reja.
Në këtë konferencë gjithashtu marrin pjesë edhe mysafir të ftuar nga sektori qeveritar, autoritete zyrtare nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, organe rregullatorë nga rajoni dhe Bashkimi Evropian, si dhe përfaqësues nga komuniteti akademik, operatorë dhe kompani të tjera, si dhe palë të tjera të interesuara të tregut global të komunikimeve.