Select Page

Spektri i radiofrekuencës (spektri RF) është një burim i kufizuar natyror, përdorimi i të cilit është me interes kombëtar për Republikën e Maqedonisë. 
Agjencia për Komunikime Elektronike në përputhje me Ligjin për Komunikime Elektronike të Republikës së Maqedonisë, me aktet nënligjore, me Kushtetutën, me Konventën dhe Rregulloren për radiokomunikimet e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (ITU), është përgjegjëse për përdorimin efikas të spektrit RF, gjegjësisht. mundëson funksionimin e papengesë të shërbimeve të ndryshme të radiokomunikimit, ndërsa kujdeset për mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë së përdoruesve. 
Për menaxhim dhe udhëheqjen efikase të spektrit RF, Agjencia e Komunikimeve Elektronike sjell Plan për qëllimin e brezave të radiofrekuencave dhe Plan për dhënien (caktimin) dhe përdorimin e radiofrekuencave, lëshon miratime për përdorimin e radiofrekuencave dhe miratime (leje) për përdorimin e pajisjeve radio, udhëheq një Regjistër për radiofrekuencat e dhëna (alokuara) dhe përdoruesit e tyre të caktuar dhe kryen kontrollin dhe mbikëqyrjen e spektrit RF.

ДОКУМЕНТИ ВО РФ СПЕКТАР